Njohësi i fushës së arsimit, Jusuf Thaçi, ka lëshuar i nervozuar tryezën e diskutimit për sfidat në organizimin parashkollor të organizuar nga komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, pas një polemike mes deputetit Nezir Çoçaj dhe profesorit Halim Hyseni, raporton Ekonomia Online.
“Ose krijoni ambient të përshtatshëm ose mos na ftoni”, tha Thaçi duke u larguar nga salla.
Polemika mes Çoçajt dhe Hysenit nisi kur nuk u pajtuan rreth gjendjes në arsim.
“Duhet të kesh respekt për mendimin e kundërt, nuk je avokat. Po e përmend Millosheviqin që nuk të takon. E teprove”, i tha profesor Hyseni deputetit Çoçaj.
“Kemi thirr ekspertë. Jo me pru të Vetëvendosjës ketu”, tha më pas Çoçaj.
Ndërsa kryetari komisionit, Ismaj Kurteshi, tha se nuk janë mbledhur për të polemizuar por për të diskutuar.