Thaçi i njoftoi ambasadorët e Kuintit që ia dha mandatin Mustafës

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar sot përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, të cilët i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë pasi partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur vullnetin që të formohet një Qeveri e re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Në këtë takim ishin ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Gjermanisë, ambasadorja e Francës, ambasadori i Italisë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë.

Thaçi u shpreh se pas konsultimeve me partitë politike është e qartë se shumica absolute janë në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re.

“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme