Thaçi i Vetëvendosjes godet tavolinën me grusht, pasi kolegët e quajtën “uzurpator” dhe “kumbar i serbëve”

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje e ka goditur me grusht tavolinën, i nervozuar me dy deputetë të opozitës, të cilët e akuzuan se po bëhet “avokat” i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ishte ftuar të raportojë.

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006, ku ishte ftuar për të dëshmuar është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka kaluar sot me tensione.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes.

“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.

Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.

“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta nij zonin. Ti bën biznes me serbë”, ka thënë Beqa.

Halil Thaçi, dukshëm i tensionuar, i ka quajtur shpifje deklarimet e kolegëve opozitarë.

“Ti je shpifës, po shpif”, i tha ai Zemajt.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur Hajdar Beqa i ka thënë Halil Thaçit se ti je “kumbar me serbët”, duke e akuzuar deputetin e VV-së se bën biznes me serbët.

Pas kësaj ka reaguar me nervozë edhe duke e goditur tavolinën me grusht.

Të ngjashme