Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar Ligjin për Pagat të miratuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kreu i shtetit, tha se në lidhje me këtë ligj kanë ardhur shumë ankesa.
“Unë sapo jam Informuar që kanë ardhur shume ankesa sa i përket Ligjit për Paga. Në periudhën ligjore do të shikojmë dhe shqyrtojmë këto ankesa”, u shpreh Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës, ka kaluar Ligji për Pagat në sektorin publik.
Votimi i 77 amendamenteve të këtij ligji, ishte përcjellë me disa komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të amendamenteve.