Presidenti Hashim Thaçi, e ka njoftuar nëpërmjet një kërkese kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, që sot do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në lidhje me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe kështu ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e seancës në ora 16:00.
Deri tashti Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës.