Thaçi: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi, raporton Ekonomia Online.

Këto komete ai i bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Ai, ka bërë një falënderim të gjatë ndaj Shqipërisë për gjithë ndihmën që iu dha shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të luftës.

“Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri”.

“… atdheu është i përjetshëm individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Shqipëria me shpirt fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar”, tha presidenti Thaçi.

“Falënderojmë Shqipërinë qe na mbajti edhe ne të gjallëve. Shqipërinë që përkrahu kryengritjen e Kosovës që mbështeti fuqishëm UÇK-në, projektin e shenjtë të Kosovës. Falënderojmë Shqipërinë qe sfidoi gjenocidin e Serbisë. Kjo është madhështia e Shqipërisë. Kosova përjetë është mirënjohëse Shqipërisë, pa Shqipërinë Kosova s’do ishte e lire dhe e pavarur”, tha ai

“Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi. Sot Kosovën e Shqipërinë e bënë bashkë, rruga e kombit. Kosova përjetoi me dhimbje tërmetin, zemrat dhe mendjet tona kanë qenë me Shqipërinë”.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhmen e përbashkët pa kufi, euroatlantike, si komb me miqësi me ShBA-në, raporton EO.

“Ushtarët e FSK-së, policët u dëshmuan për përkushtim profesional, diaspora shqiptare u tregua solidare. Edhe nga kjo akademi që mban emrin e Pjetër Bogdanit, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhmen e përbashkët pa kufi, euroatlantike, si komb me miqësi me ShBA-në”, tha ai.

Kjo akademi  organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës.

Në këtë akademi solemne kanë marrë pjesë edhe krerët më të lartë institucional kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kreu i VV-së Albin Kurti, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu etj.

Të ngjashme