Thaçi: Kosova po punon të bëhet pjesë e NATO-s

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Derisa në Watford të Londrës u mbledhën shefat e shteteve anëtare të NATO-s, ku edhe u shënua 70 vjetori i themelimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ushtria e Kosovës po punon për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.

“Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer”, shkruan Thaçi ndër tjera.

Thaçi, thekson se “Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme