Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, duke thënë se kremtimi i tyre bart mesazhin e tolerancës dhe humanizimit.
Ai ka uruar që kjo ditë të sjellë sa më shumë paqe e dashuri.
“Kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin, uroj të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë. Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj”, ka shkruar Thaçi.
Ai më tutje ka shtuar, “urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë. Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin”.