Thaçi kritikohet për promovimin e projektit që ka telashe me ligjin

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e ekzekutivit lokal të Prizrenit e kanë vlerësuar si të turpshëm veprimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për promovimin e një qendre tregtare të hapur, e cila, sipas tyre, ka probleme me ligjin.

Drejtuesi i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka theksuar se 30-përqindëshi i këtij projekti është pa leje ndërtimore dhe se problemet në këtë drejtim ende nuk janë evituar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është e turpshme që një president ta promovojë e ta lavdërojë një projekt, i cili vazhdon që ende të ketë probleme me ligjin!”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se kjo drejtori vjet ka nxjerrë vendim për rrënimin e një pjese të projektit, pasi afro 30-përqindëshi i objektit është pa leje ndërtimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme