Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka lavdëruar Policinë e Kosovës, konkretisht njësitit anti-terror, për punën e bërë në luftën kundër terrorizmit.
Thaçi këto komente i bëri pas takimi që kishte me ish-shefin e OSBE-së në Kosovë, Daan Everets.
“Policia e Kosovës ka treguar edhe me herët që shteti i Kosovës është vend stabil, vend i cili angazhohet në luftën kundër fundamentalizmit, kundër terrorizmit dhe kundër çdo terrorizmi tjetër që mund të paraqitet. Kosova është pjesë e koalicionit antiterrorist është jetike që institucione ndërkombëtare e veçanti ne Interpoli që të pranojë Kosovën”, tha Thaçi.