Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbledhur në një takim të përbashkët kryeministrin, dhe ekipin negociator, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Por ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur presidenti Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.
Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.
Ditë më parë delegacioni shtetërorë i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini.