Në orën 10:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën ka thënë se Qeveria në krye me Albin Kurtin ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke vendosur masa për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Kreu i shtetit ka ftuar qytetarët dhe policinë e institucionet e tjera përgjegjëse mos ta respektojnë këtë vendim të paligjshëm.
Ai tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që ta me kërkesë për anulimin e këtij vendimi të cilin e quajti të rrezikshëm.