Presidenti, Hashim Thaçi, ka mbledhur në zyrën e tij liderët e partive politike pas arritjes së marrëveshjes për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
Në takimin e mbyllur për medie të thirrur nga presidenti Thaçi, është pa duke hyrë kryeministri Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar e Danush Ademi.
Presidenti Thaçi sot ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.
Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet se: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes”.
“Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitar”.