Thaçi me akuza për deputetët

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka deklaruar para seancës së Kuvendit se zgjidhja e vetme për situatën aktuale politike në vend janë zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kritikuar deputetë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, të cilët, sipas tij, po e bllokojnë funksionimin e institucioneve.

“Përderisa në këtë Kuvend ka deputet shqiptarë që thonë që nuk e kanë problem me Listën Serbe, por e kanë problemin me kryeministrin Albin Kurti, për mua fatkeqësisht edhe për qytetarët e Kosovës unë mendoj personalisht që e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra me këtë mentalitet të deputetëve nga LDK, PDK e AAK, me të vjetrit, është për keqardhje. Prandaj unë ju them me përgjegjësi të plotë tashmë, si kryetar i Komunës së Obiliqit, shihemi në zgjedhje dhe qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po i bllokojnë institucionet e Kosovës,” tha ai.

Të ngjashme