Thaçi: Me profesionalizëm të lartë AKI u bë një nga kontribuesit më të mëdhenj të paqes edhe në rajon

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka lavdëruar punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në dhjetë vjetorin e fillimit të punës së saj.

Në llogarinë  e tij në facebook, ai ka thënë se kjo agjenci, brenda një kohe shumë të shkurtër me profesionalizëm të lartë u bë një nga kontribuesit më të mëdhenj të paqes në vend dhe rajon.

”Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut! HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme