Presidenti Hashim Thaçi ka marrë përkrahje nga një bashkatdhetar nga Gjermani për idenë e tij në lidhje me korrigjimin e kufirit, raporton Ekonomia Online.
Fatmir Muçolli, kryetar i organizatës “EnergyPlus”, tha se e përkrah idenë e Thaçit, për bashkimin e Luginës me Kosovën.
Këto komente ai i bëri në konferencën për medie “Dialogu bashkëkohor i shekullit XXI”, organizuar n nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
“Ne jemi në përkrahje të presidenti për bashkimin e Medvegjës dhe Bujaocit dhe ftojmë presidentin të jetë pjesë e këtij manifestimi”.
Muçolli tha se përmes këtij projekti dhe aktiviteteve në kuadër të tij kanë për qëllim promovimin e Kosovës si vend paqësor.
“Qëllimi është që Kosova të promovohet si vend paqësor dhe të ndërtohet një vend ku idetë e tyre dhe vullnetin e tyre ta promovojnë. Ne ju bëjmë ftesë i gjithë projekti është nis vullnetarisht dhe ftojmë këngëtarët artistët të cilët vullnetarisht munden me kontribuar me na u ofruar që me 25 ta mbajmë kuvendin”.
Leonora Lokaj, nënkryetare e BSPK-së, bëri të ditur edhe çështjet e tjera të cilat do të trajtohen në kuadër të projektit.
“Të gjithë fokusin e kem të bëjmë thirrje lidhur me lëvizjen e lirë dhe të drejtën e punës pastaj të drejtën e të ardhurave bazë si dhe barazinë gjinore në çdo institucion vendimmarrës”.
Këtij projekti i është bashkuar edhe Aziz Salihu, raporton EO.
“Kjo është për mua një kënaqësi që ju dëgjova që më thirrët për këtë punë. Unë jam një sportistë i shekullit. E di që jam një emër për qata erdhëm ju lus që të bëni diçka që e kanë bërë edhe këta këtë vend që të ju ndihmojmë që të shkojmë përpara”
Ftesë organizatave joqeveritare i bëri Fatmir Halimi, nga “Prokult”.
“Ftoj organizatat joqeveritare që të na bashkohen”.
Aktivitetet e kësaj platforme do të fillojnë më 25 tetor duke filluar prej orës 18.00 deri në orën 20, më 26 deri 28 tetor, çdo ditë do të organizohet manifestim paqësor në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke filluar prej orës 12 deri në ora 13.
Ndërsa, më datën 28 tetor, në Pallatin e Rinisë prej orës 18 deri në orën 21 do të mbahet mbrëmje për bamirësi.