Thaçi merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 10:45 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kreu i shtetit kosovar do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, ai do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Numri një i Kosovës do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë mbi 20 burrështetas, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues shtetërorë nga mbarë bota, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme