Thaçi mori mediet në veri, Haradinaj: Unë shkoj pa medie

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 14:15 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka ironizuar me marrjen e medieve në veri të vendit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi, gjatë vizitës tek liqeni i Ujmanit në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam qenë disa herë, vetëm kam qenë pa media, por kam qenë në vazhdimësi në veri,” tha ironikisht Haradinaj, pasi është pyetur nga Ekonomia Online, për një vizitë të mundshme edhe të Kryeministrit në veri të vendit.

LEXO EDHE: Haradinaj kthehet nga ShBA: E kemi bekimin e Amerikës për ushtri

Haradinaj thotë se vizita e presidentit Thaçi është bërë brenda mandatit të tij kushtetues, dhe se duhet të ndodhin në vazhdimësi këto vizita.

“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komuniteteve. Njëkohësisht edhe presidenti i Kosovës është i të gjithë qytetarëve të vendit. Ka shkuar në veri, duhet të shkojë sërish, në vazhdimësi të vendit tonë”.

“Nuk mendoj që duhet me pa nga kjo përspektivë, pra është Kosovë veriu dhe jugu dhe pjesët tjera. Është normale që ka ndodhur vizita, duhet me ndodhë vizita të tilla, është e arsyeshme që ka ndodhë. Nuk shoh diçka në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën e as obligimet kushtetuese të Presidentit”.

 

Të ngjashme