Presidenti, Hashim Thaçi, në mënyrë solemne, ka ndarë sot, pasaportën diplomatike për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin, trajnerin, Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Përmes profilit të tij në Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë. HTH