Në një ceremoni solemne të organizuar sot në Universitetin e Tetovës, u nderua me çmimin ”Honoris Causa” i këtij universiteti, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në emër të universitetit dhe për arsyet e një vlerësimi të këtillë ka folur prorektori për arsim, Reshat Qaili, ndërkaq fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe rektori i universitetit, Vullnet Ameti, npo ashtu të pranishmëve u është drejtuar edhe Hashim Thaçi, kryetar i Republikës së Kosovës.