Thaçi nderon Krasniqin me Medalje Presidenciale, Jakupin e shpall Hero të Kombit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 13:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar kolonel Ahmet Krasniqin me Medalje Presidenciale ndërkaq Qazim Jakupi me urdhër të presidentit është shpallur Hero i Kombit, raporton Ekonomia Online.

Thaçi në Akademinë Përkujtimore për 20-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupit, tha se lufta e UÇK-së bëri që gjithë të bashkohen pa dallime politike.

Ai ka garantuar se Kosova do t’i nderojë gjithmonë heronjtë dhe dëshmorët e saj.

“Kolonel Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për luftën që solli lirinë e Kosovës. Duke u bazuar në mandatin tim, ndaj medaljen presidenciale për familjen Krasniq”.

“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës”, sot e dekoroj dëshmorin Qazim Jakupi. Familja Jakupi ka dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë”.

“Kosova do t’i nderojë gjithmonë heronjtë dhe dëshmorët e saj, të cilët dhanë edhe jetën e tyre që ne të jetojmë në Kosovën e lirë dhe të pavarur”.

Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Velani.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/lartesohen-veprat-e-heronjve-ahmet-krasniqi-e-qazim-jakupi/

Të ngjashme