Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në facebook se është rrugës për në qytetin e Brukselit ku do të takohet me krerët e Bashkimit Evropian.
Ai do të zhvillojë takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusku, kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
“Do të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Rrugës për Bruksel, ku do të zhvilloj takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Do të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e FSK-së.
Bashkimi Evropian dhe NATO janë destinacionet e vetme të Kosovës. HTH