Thaçi nga Çekia: Forca Kosova, besojmë në fitore

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi me një shall të Dardanëve në qafë dhe nga stadiumi Doosen Arena të Çekisë ka uruar fat për Kombëtaren e Kosovës sonte.

Ai tha se ndeshja e Kosovës në qytetin Plzen është vendimtare dhe tejet e rëndësishme për Kosovën, por se është optimist për fitore.

“Jemi sonte këtu në Plezn të Çekisë, në vendin më të njohur të botës për birra, por sonte jemi për një ngjarje të veçantë, të rëndësishme dhe vendimtare mes Kosovës dhe Çekisë për Europianin e ardhshëm. Forca Kosova dhe besim në fitore”, ka thënë Thaçi në një video në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme