Thaçi: Nga sot fillon afatit kushtetues për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Ekonomia Online.

Thaçi potencoi se ky është hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja.

Derisa thotë ai se nga sot fillon edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Fotografia e Hashim Thaçi

Të ngjashme