Të zbrazëta kanë qenë ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Po ashtu edhe ato të Listës Serbe, si dhe gjysma e ulëseve të deputetëve të LDK-së.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentit Hashim Thaçi, autoritetit që do të duhej të përfaqësonte unitetin e popullit, të premten kanë ardhur me shumicë vetëm deputetët e partisë që ai e drejtoi për afro 15 vjet, PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Aty ishin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe pjesa më e madhe e Kabinetit qeveritar.
Përballë deputetëve të pranishëm, Thaçi ka nisur fjalimin me rreth gjysmë ore vonesë.
Në fjalën e tij ka rikujtuar zotimin e tij se do të jetë president i të gjithë qytetarëve e në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Ka përmendur betimin e dhënë para deputetëve se do të ruajë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, se do të garantojë liritë dhe të drejtat e njeriut për tërë qytetarët e Kosovës, se do të mbrojë Kushtetutën dhe ligjet dhe se do të ruajë paqen dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëv