Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn, nuk ka pranuar të flas se për çka është diskutuar në këtë takim, raporton KTV.
Thaçi dhe Haradinaj janë takuar sot në një nga restorantet e Prishtinës. Në takim morën pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsionr, Dardan Gashi. Fillimisht takimi ka nisur me Thaçin, Daut
Haradinaj, e Gashin e më pas iu është bashkuar edhe kreu i AAK-së.
Presidenti i vendit ende nuk ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, derisa nuk dihet nëse do të takoj edhe zyrtarët e partive tjera.
Vetëvendosje e ka akuzuar Presidentin se nuk po vepron si person unifikues por është duke zvarritur thirrjen e seancës derisa PAN-i të krijoj numrat për Qeverinë.