Si pasojë e dëmtimeve që ka kanë ndodhur ndër vite në objektin muze të familjes të komandantit legjendar “Adem Jashari”, kompleksi ka filluar të dëmtohet seriozisht.
Publicisti Jusuf Thaçi ka ndërmarrë një inicativë për ruajtjen e këtij objekti nga rrënimi, përmes organizimit të një peticioni.
Ai në profilin e tij ka ftuar miqtë e tij virtual ta nënshkruajnë peticionin online, ku kërkohet nga qytetarët që të nënshkruhet ai, në mënyrë që më pas t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit të Familjes Jashari.
Ndryshe, në Prekaz do të shënohet edhe një përvjetor i Epopesë së Jasharajve, por kullat që u bënë simbol i rezistencës kosovare nuk po i rezistojnë kohës. Ato janë të dëmtuar, derisa projekti për mbrojtjen e tyre ende nuk po zbatohet.
https://www.facebook.com/jusuf.thaci/posts/10212944829073598