Është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit Qamil Ilazi komandant Bardhi të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se pa rënien e Qamil Ilazi dhe shumë djemve dhe vajzave, Kosova nuk do të ishte kjo që është.
“Nuk ka mbetur as një muaj nga koha kur Kosova do të shënojë 20 – vjetorin e çlirimit kur ëndrra shekullore e gjeneratave të Kosovës u bë realitet. Pa luftën e UÇK-së, pa gjakun dhe sakrificat e djemve dhe vajzave të kombit Këtë realitet s’do e kishim pa rënien heroike të Qamil Ilazit. Çdo shtëpi e kësaj treve ishte UÇK ishte shtab i UÇK-së. Sot kujtojmë rënien heroike të komandat Ilazit, komandant Bardhit, mësuesit veprimtarit luftëtarit dhe komandantit që ra në ballë të luftës”, tha ai.
Ndërsa nënkryetari, Ylber Bajra tha se Kaçaniku përherë ka pas trima që janë flijuar për atdheun.
“Ishte personalitet i duhur për t’u rënë simbol gjaku në trevën e Kaçanikut jeta u shoqërua me vuajtje gati deri në vdekje ishte pjesëmarrës i demonstratave të 1968 Ishte mësues dhe punëtorë. Kaçaniku për herë ka pas trima që janë flijuar për lirine atdheut”, tha ai.