Thaçi pas zbulimit të shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit: Muajt e ardhshëm e formojmë ushtrinë

Drenas | 20 Sht 2018 | 12:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishim emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kreu i shtetit pas zbulimit të shtatores së heronjve në Drenas, tha se kontributi i tyre nuk ishte vetëm liria për Kosovën, por edhe për integrim në BE e NATO.

Nga këtu ai ka garantuar se mujat e ardhshëm institucionet janë të gatshme të formojnë Forcat e Armatosura, raporton Ekonomia Online.

“Për Xhevën dhe Fehmiun ata dy ishin janë dhe do të mbeten në përjetësi si emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë sëbashku me bashkëluftëtarë që i shoh këtu kam pasur rastin, por edhe krenarin të bëjë rrugëtime të rrezikshme drejt kalimit të kufijve edhe me Fehmiun edhe me Xhevën. Por ajo që mund të them është se fryma angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobilizuese për UÇK-në për gjithë shqiptarët kudo është i pakrahasueshëm”.

“Rënia heroike ishte mesazhi më i mirë në i qartë se lufta do të vazhdonte deri në fund deri në çlirimin e Kosovës. Kontributi dhe lufta e Xhevës dhe Fehmiut nuk ishte vetëm për lirinë e Kosovës. Për ta është e pamjaftueshme të jemi vetëm të lirë dhe të pavarur ne duhet të integrohemi në NATO dhe në BE. Institucionet e Kosovës janë të gatshëm që në muajt e ardhshëm të themelojnë Forcat e Armatosura të Kosovës”.

Ai ka përsëritur se do ta mbështesë fuqishëm kërkesën e Luginës për bashkëngjitjen e kësaj hapësire shqiptare me Kosovën, por në asnjë rrethanë ndarjen.

“Sot po ndodhin ndryshime pozitive në rajon. Kosova mbështet fuqishëm referendumin në Maqedoni. Do ta mbështesë fuqishëm kërkesën e Luginës për bashkëngjitjen e kësaj hapësire shqiptare me Kosovën, por në asnjë rrethanë me asnjë qëllim nuk do të lejojmë ndarje apo krijomi të ndonjë republike Srpska në shtetin tonë”.

Thaçi ndan medalje presidenciale për prindërit e Fehmi e Xhevë Lladrovci

Presidenti Thaçi ka nderuar me Medalje Presidenciale prindërit e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Medalja Presidenciale pas vdekjes iu nda babait të Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, Abdyl Krasniqit si dhe babait të Fehmi Lladrovcit, Muhamet Lladrovcit, raporton EO.

“Sot me përgjegjësit e mia shtetërore si president ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për Abdyl Krasniqin dhe Bacën Tush”, tha presidenti.

  

Të ngjashme