Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë.
Ai ka thënë se kjo ditë është mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme.
“Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë. Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë!”, thuhet në urimin e Presidentit.