Presidenti, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Presidenti Thaçi tha se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo çështje do të mbyllet shumë shpjet, raporton Ekonomia Online.
“Kjo çështje do të shtohet për biseda edhe në Bruksel. Duhet të angazhohemi që të mbyllet kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”.
Madje ai paralajmëroi edhe angazhim personal në këtë drejtim, duke shtuar se do të diskutohet me çdo mekanizëm ndërkombëtar që Serbisë t’i bëhet presion që të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Nuk ka fjalë që mund të shpreh dhimbjen kohë e ndërrimit të moteve, ju mani plagën më të rëndë që nga pas lufta. Duhet të punojmë që të bindim edhe autoritet në Beograd”.
Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka i cili merret me çështjen e të pagjeturve ka paralajmëruar se ligji për të pagjeturit shumë shpejt do të procedohet për Kuvendin e Kosovës.
“Nuk do të mungon angazhimi, ndryshimi I ligjit meq që shumica efamijarëve janë të prekur nga një nen I ligjit i cili ia pamundëson që t;i marrin beneficionet e tyre, Qeveria e Kosovës shumë shpejt ligjin do të procedoj në Kuvend dhe besoj që edhe parlamenti të ndryshoj ligjin edhe ata familjarë t’i marrinë ato benefite. Unë nuk po muj të uroj Vitin e Ri famijarëve pasi që e kemi parë edhe rastine fundit e varrimit e foshnjës 6 muajshe. Dmth kemi pasur një armikë si Serbia që nuk ka kursyer asgje, madje as fëmijet”,tha ai.
Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka thënë familjarët e të pagjeturëve kanë nevojë që ky ndryshim i ligjit të ndodhë. Sipas ti përpos ndryshimeve ligjore duhet të ketë edhe bashkëpunim edhe me akterët e tjerë.
“Në përfundim të nderimit të motmoteve ne po përkujtojmë viktimat e luftës prandaj autoritetet qendrore të Kosovës premtojnë që me prioritet këtë çështje do ta përcjellin dhe do ta shikojnë dhe besoj që në vitin që po vjen besoj që do të ketë ndryshime në ligjin por edhe për intensifikimin, bashkëpunimin me të gjithë akterët që janë të involvuar në këtë proces”, u shpreh ai.