Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar veprimet e Zëvendëskryeministrit serb të Qeverisë, Goran Rakiq, i cili ka hequr nga kabineti i tij flamurin e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, ai që nuk respekton ligjet e shtetit, nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës.
”Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit të Kosovës”.
”Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar kushtetutën dhe simbolet e shtetit të Kosovës”.
”Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Më tej ai tha se kjo çështje është nën përgjegjësinë e Kryeministrit Avdullah Hoti.
“Tash pyeten z.Hoti. Ai që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit nuk mund të jetë pjesë institucioneve të vendit”.