Thaçi: Për vizitën në veri nuk kam marrë aprovim nga askush, dënoj sulmin tek lokali

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 18:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie tha se për vizitën në veri nuk ka marrë aprovim nga askush.

“Kosova është shtet i lirë demokratik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët.  Dje kam vizituar veriun dhe do ta vizitoj sa herë të jetë e nevojshme. Kurrë nuk kam marrë aprovim nga askush për një gjë të tillë. Kjo ka qenë mjaftë transparente,” është shprehur Thaçi, raporton EkonomiaOnline.

“Dënoj sulmin tek lokali në veri. Shpreh keqardhje për sulmin që ka ndodhur në kafenen ku kam qenë i ftuar dhe ftoj autoritetet të zbardhin rastin. ”

“Ne jemi ata që i japim leje atyre që vijnë në Kosovë. Qëndrimi në Bërnjak, ishte vizitë në një pikë kufitare që funksionon krejtë në rregull, një pikë me përbërje shumë etnike.”

“Vizitova liqenin e bukur të Ujmanit. Nuk është përcjellur me asnjë incident. Jam pritur ngrohtë edhe nga banorët lokal.”

“Nga xhiroja lundruese dhe pamjet e bukura u ktheva edhe me më shumë energji në Prishtinë. Falënderoj gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Ujmani është aset i pazavendësueshmë ekonomik, energjetik.”

Ai ka përsëritur faktin se normalizimi i raporteve me Serbinë, në fund të këtij procesi, do t’I sjellë të ardhme premtuese të ardhmes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

“Rruga e vetme në NATO dhe Bashkim Evropian, për njohjen e pesë vendeve, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është arritja e marrëveshjes që normalizon marrëdhëniet me Serbinë.  Dallimet politike besoj se do të tejkalohen këto ditë për vendime të vështira por të mira për vendin.”

Ai ka përsëritur se ridefini i kufirit si pjesë e marrëveshjes do të përfshijë edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.

Sipas tij, ky përkushtim është në kundërshtim me ndarjen, shkëmbimin, apo asociacionin plus.

“Pikat që na bashkojnë janë marrëveshja duhet të nënkuptojë njohje, Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB, të lëvizë drejtë NATO-s dhe BE, të gjithë jemi kundër ndarjes, shkëmbimit dhe asociacionit plus. Statusquoja është e paqëndrueshme në Kosovë,” ëshë shprehur Thaçi.

“Dallojmë vetëm në një pikë, tek propozimi që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Unë e dua dhe disa të tjerë jo.”

Sa i përket liberalizimit të vizave ai kërkon fokusim në afirmimin e progresit të Kosovës, raporton  EO.

“Të tregojmë se Kosova ka përmbushur kriteret, dhe askush të mos frikësohet se 80 për qind e qytetarëve do të largohen. Çdo mesazh do të mund të përdoret nga ata që nuk na njohin. Me liberalizimin e vizave nuk ka humbës dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng këtë të drejtë.”

 

Të ngjashme