Kreu i shtetit Hashim Thaçi takimet me liderët institucional i filloi nga ora 10:30, të cilët i informoi rreth vizitës në ShBA dhe procesit të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online. Të fundit ai i ka pritur në një takim përfaqësuesit e 6+.
Në orën 16:00 presidenti Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për medie, për të deklaruar rreth qëndrimeve të krerëve të vendit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë ditës se sotme, presidenti Thaçi ka takuar të gjithë liderët politik, përveç kryeministrit Albin Kurti, i cili akuzoj presidentin për mospjesëmarrje në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës për gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës.