Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi përfundon trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

Thaçi përfundon trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

Presidenti Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Nga zyra e Thaçit bëjnë me dije se pas shqetësimeve të para, kreu i shtetit sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar […]

Presidenti Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Nga zyra e Thaçit bëjnë me dije se pas shqetësimeve të para, kreu i shtetit sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti ka falënderuar gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.

Të ngjashme