Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA ka përkujtuar viktimat.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike.
Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:
U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve të ndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton.
Edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën.
Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmi