Presidenti, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për emërtimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë me emrat e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka thënë se kujdesi institucional ndaj figurave të periudhave të rëndësishme historike të Kosovës nuk do të mungoj asnjëherë.
Postimi i plotë i Thaçit:
E përshëndes vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërtimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë me emrat e heronjve të Kosovës: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ranë heroikisht në misionin e tyre për lirinë e Kosovës si luftëtarë dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në një pikë të këtij segmenti rrugor, në Pestovë, më 31 janar 1997.
Kujdesi institucional ndaj figurave të periudhave të rëndësishme historike të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë.