Thaçi: Pjesëmarrja në Rio forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 10:28 | Nga

Moment të paharruar për shtetin dhe popullin e Kosovës e ka cilësuar kreu i shtetit, Hashim Thaçi, pjesëmarrjen historike të kosovarëve në ngjarjen më të madhe të sportit në botë.

“Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror”, ka thënë Thaçi nga Rio përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve”, ka thënë ai më tej.

hashim thaci

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme