Albert Krasniqi nga Instutiti Demokratik i Kosovës, ka thënë se ftesa e presidentit Hashim Thaci për takim me liderët e partive politike është tentativë e tij për t’i dhënë kohë PAN-it për ta formuar qeverinë.
Ai ka deklaruar se një ftesë e këtillë nuk është pjesë e thirrjes kushtetuese të kreut të shtetit dhe se një gjë e tillë do të duhej të ndodhte vetëm në rast të ndonjë bllokade.
“Nuk është përgjegjësi as ligjore as kushtetuese e presidentit të ftojë përfaqësuesit e partive politike për të arritur ndonjë-lloj konsensusi”, raporton klankosova.
“Nëse PAN nuk i ka numrat, kjo nuk do të thotë se as subjektet tjera nuk i kanë numrat. Takimet me kryetarët e partive politike bëhet vetëm pasi presidenti ta caktojë datën”.
“Kjo është një vonesë e panevojshme për t’i dhënë mundësi ish-partisë së presidentit për t’i bërë numrat, qoftë përmes deputetëve individualisht, ose përmes afrimit të ndonjë partie”.