Presidenti, Hashim Thaçi, me ftesë të tij ka pritur në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Thaçi ka pritur Metën me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.
Ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
Presidentit shqiptar do të ketë takim me krerët e partive parlamentare si dhe do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz.