Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e ShBA-së, Madeline Albright, raporton Ekonomia Online.
Albright do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë po qëndron edhe ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.
Nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.
Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.