Presidenti Hashim Thaçi në Facebook po vazhdon të postojë nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë – akoma e konfirmuar – për krime lufte.
Presidenti, që dje iu adresua qytetarëve përmes një videoje, sot ka publikuar një album fotografish.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, thuhet në mbishkrimin e Thaçit.
Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të ejtën, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.
Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK’së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij.