Thaçi: S’duhet të ketë kompromis me ligjin, ndërkombëtarët të japin kontribut për unifikim politik

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 18:49 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendi, Hashim Thaçi, është zotuar se do të respektojë Kushtetutën e vendit, në tërësi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit ka thënë se duhet të respektohen ligjet dhe të mos ndodhë kompromisi me të. Ai ka ftuar edhe ekzekutivin që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të ligjet e Kosovës.  

“Unë si president do zbatoj ën tërësi vendimet vijuese. Ftoj edhe qeverinë ë zbatoj ligjshmërinë në çdo sferë në territorin e Kosovës. Të mos ndodhë kompromisi i ligji. Respektimi kushtetutës vetëm kur sovraniteti respektohet në gjithë territorin e vendit. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kosova ka shënuar progres edhe në rrafshin ndërkombëtar. Unë si president do zbatoj ën tërësi vendimet vijuese. Ftoj edhe qeverinë ë zbatoj ligjshmërinë në çdo sferë në territorin e Kosovës. Të mos ndodhë kompromisi i ligji. Respektimi kushtetutës vetëm kur sovraniteti respektohet në gjithë territorin e vendit. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kosova ka shënuar progres edhe në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, presidenti Thaçi i bëri në pritjen solemne të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në shënimin e 11-vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Ai tha se edhe bashkësia ndërkombëtare mund të kontribuojë në unifikimin politik të institucioneve të vendit.

“Në të kaluarën edhe sot bashkësia ndërkombëtare mund të kontribuoj në unifikimin politik e institucional të Kosovës. Do vazhdojmë të respektojmë parimet bazë të kushtetutës, sundimin e ligjit përmes institucioneve, sovranitetin, barazinë para ligjit, respektimin e simboleve të të gjitha etnive, trashëgiminë kulturore, formimin e ekonomisë, lirinë e lëvizjes, shprehjes etj”, shtoi Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i vendit përmendi edhe formimin e Ushtrisë, për të cilën tha se do të jetë në cdo cep të Kosovës.

“Kosova bazohet për shoqëri multietnike. Para pak muajsh institucionet implementuam një obligim tjetër të formimit të ushtrisë e cila në të ardhmen e afërt funksionon jo ën mënyrë parciale por në çdo cep të Kosovës”, tha Thaçi.

Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, Kushtetuta e Kosovës është e veçantë. Sipas saj, ajo siguron barazi të plotë për të gjithë.

“Rrethanat në të cilat u hartua ky dokument e bëjnë këtë kushtetutë vërtetë të veçantë. Kushtetutë mbi premisa euroatlantike bazuar në legjitimitetin demokratik dhe siguron barazi të plotë të të gjithëve. Ne kemi arrit të ndërtojmë një strukturë ligjor”, tha Rama Hajrizi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/389673764950435/

Të ngjashme