Thaçi: Shkrimet e Murat Jasharit kanë qenë të orkestruara nga Kurti, Konjufca dhe Ramabaja

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke dëshmuar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me rastin e “Syrit të Popullit”.

Thaçi gjatë dëshmisë ka thënë se e mbështet ndjekjen dhe dënimin maksimal të këtyre njerëzve, siç i ka quajtur ai “kërcenues dhe vrasës të njerëzve të pafajshëm”.

Për shkrimet e Murat Jasharit, i pari i vendit ka thënë se kanë qenë të orkestruara nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja.“Shkrimet e Murat Jasharit kanë qenë të orkestruar nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja”, ka deklaruar Thaçi.

Ai në fillim të fjalës së tij ka treguar njoftimi se është cak i grupit që po gjykohet për terrorizëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i është dhënë para se të ndodhte atentati ndaj avokatit Azem Vllasi, ku ky i fundit kishte mbetur i plagosur.“

Autoritetet shtetërore të sigurisë më kanë njoftu ditë ose javë më parë për kanosje ndaj meje, para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi”, tha Thaçi në gjykatë.

Para se Presidenti të nisë dëshminë e tij, trupi gjykues ka marrë vendim se që mediat të mos lejohen të incizojnë me audio ose video dëshminë në gjykatë të të parit të vendit, edhe pse prania e mediave në sallë është e lejuar.

Të ngjashme