Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët me komisionerin evropian, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se me rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave sot ka filluar shembja e një muri të fundit të izolimit, transmeton Ekonomia Online.
“Shpreh falënderimin për mi. Jam shumë i lumtur që jemi së bashku në këtë ditë t ërëndeshme për Kosovën. Vendimi i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët me dekada. Përbën moment historik, njohje e përpjekjeve dhe vlerësim”.
Tutje, Thaçi ka thënë se liberalizimi i vizave është momenti më domethënës në rrugën evropiane të Kosovës deri në Integrimin në Bashkimin Evropian.
“Komisioner, ju shpreh falënderimin për mbështetjen në ecjen tonë, kilometrat e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe të gjata. Por, jam i lumtur që së bashku kemi arritur në cak. Shpresoj që këtë vit do të ecim pa viza”.
Thaçi ka deklaruar se rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave nuk ka qenë dhuratë por meritë për punën e vështirë që ka bërë Kosova.
“Sot është fituese Kosova dhe Bashkimi Evropian. Lajmi i sotëm i përmbyll një cikël të vështirë të përmbushjes së kërkesave të Komisionit Evropian. Kjo nuk ka qenë një dhuratë por meritë dhe mirënjohje e punës së vështirë që kemi bërë së bashku. Do të vazhdojmë reformat edhe në heshtjet që lidhen me sundimin e ligjit”.
“Falënderoj spektrin politik në Kosovë, opozitën, Qeveritë e kaluara, shoqërinë civile, mediet, gjykatat për përkushtimin e vazhdueshëm në këtë proces.