Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka takuar në Sofje edhe homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç.
Për këtë takim të tij, Thaçi ka njoftuar përmes Twitterit.
“Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!”, ka shkruar Thaçi.