Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë sot takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Takimi mbahet në ora 08:45 në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.
Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.