Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë:
Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH