Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, është takuar sot me Shinichi Kitaoka, presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Thaçi tha se JICA ka ka mbështetur Kosovën në shumë fusha, sidomos në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve dhe në sektorin privat.
“Falënderova Presidentin e JICA-as, Shinichi Kitaoka për qasjen unike që kjo Agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë”.
“Në këtë takim u konfirmua mundësia që Kosova të aplikojë për kredi të buta si dhe për grante, të cilat do të lehtësojnë investimet japoneze në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.