Thaçi pret Apostolovan, liberalizimi të ndodhë sa më parë

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 10:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, të cilës i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova në vitet e shkuara ka bërë përparime të prekshme në jetësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Me mbështetjen tuaj do t’i tejkalojmë edhe sfidat e mbetura”, ka shtuar Thaçi.

Ndërsa, shefja e re e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Pres me padurim të punojë me juve në avansimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, viza liberalizimi, të drejtat e njeriut dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ku BE-ja është e angazhuar në mënyrë të barabartë me të dyja palët. Jam në mënyrë të veçantë e inkurajuar me dakordimin që të kemi takime të rregullta për të kumtuar se çfarë nënkupton BE-ja për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Apostolova.

Në këtë takim, presidenti Thaçi ka theksuar se sa më parë duhet të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë edhe që ata të bëhet pjesë e lëvizjes së lirë në Evropë.

 

Mediat janë ftuar që në fillim të takimit të marrin vetëm pamje.

Në ditët dhe javët në vijim, Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut.

Në Zyrën e BE-së, Apostolova e pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.

apostolova
thacii - apostolova11
apostolova1

 

Të ngjashme